Shkencë & Teknologji

CEO i Samsung ndahet nga jeta në moshën 63 vjeçare

Një prej CEO-ve të Samsung, Jong-hee Han, vdiq në moshën 63-vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër.

Han ju bashkua Samsung në 1988 kur u bë drejtues i divizionit të zhvillimit dhe kërkimit të produktit në 2011.

Më pas ai drejtoi biznesin e televizorëve përpara se të emërohej drejtues i Samsung DX, një shkrirje e divizioneve mobile dhe elektronikës në 2021.

Në 2022 ai u bë zyrtarisht nën kryetar dhe CEO i Samsung. Han nuk kishte eksperiencë në industrinë mobile përpara se të caktohej në drejtimin e grupit DX. Por Samsung e kreditoi për suksesin në shitjet e TV ku dominoi për 15 vite.

TS Poll - Loading poll ...

Han ishte një prej ekzekutivëve që mirëpriti takimin vjetor të aksionerëve dhe ju përgjigj pyetjeve për performancën e dobët të aksioneve të kompanisë.

Ai kërkoi falje duke ju thënë aksionerëve se Samsung ka dështuar ti përgjigjet me shpejtësi tregut AI që po evoluon me shpejtësi. /PCWorld Albanian