Horoskopi

Çfarë dhurate duhet t’i bëni të dashurës/it këtë Shën Valentin sipas shenjës së horoskopit

Nëse ky është Shën Valentini i disatë që kaloni me të dashurën e zemrës e sigurtë që për dhuratën jeni në dilemë! Nëse ju kanë mbaruar idetë dhe mendoni se i keni dhuruar çdo gjë të dashurës apo të dashurit, në ndihmë ju vijnë yjet!

Shenja e zodiakut tregon shumë për karakterin e një njeriu ndaj nëse do zgjidhni një nga dhuratat e mëposhtme e sigurtë që nuk do të gaboni!

Dashi
Dashi është një shenjë tejet energjike, ndaj çdo dhuratë që i stimulon ata fizikisht do t’i bënte të ndiheshin mirë. Nëse jeni të sigurtë që nuk do të jepnit mesazhin e gabuar, mund t’i dhuronit një tapet joga apo aksesorë sportivë.

Demi
Demi pëlqen kur rrethohet nga natyra dhe e bukura. Një buqetë me lule do të mbetet gjithmonë një ide romantike.

Binjakët
Si një shenjë që pikën më të fortë ka komunikimin dhe gjatë gjithë kohës është në kontakt me njerëzit një dhuratë që lidhet pikërisht me mjetet që ndihmojnë binjakët të komunikojnë do të ishte një ide e mirë. Një kasë telefoni e personalizuar do t’i pëlqente shumë binjakëve.

Gaforrja
Gaforrja gjatë gjithë vitit ju ka vendosur përpara vetes dhe gjithmonë kanë bërë çmos që t’ju plotësojnë çdo nevojë apo dëshirë. Një dhuratë e çmuar si një varëse e personalizuar do të ishte një ide gjeniale.

Luani
Luani pëlqen jetën e luksit dhe tërhiqet pas gjërave materiale! Dhurojini një çantë një palë këpucë apo një veshje dhe do të shihni sa të lumtur do të jenë.

Virgjëresha
Një bllok shënimesh të personalizuar ! Virgjëresha është shenja më e organizuar e zodiakut ndaj do të ketë nevojë për një dhuratë të tillë.

Peshorja
Është një shenjë që pëlqen të kalojë kohën me të dashurën e zemrës dhe të bien në monotoni është gjëja që kanë më frikë! Organizoni një ditë jashtë qytetit ku jetoni dhe peshorja do të ndihet personi më fatlum në botë .

Akrepi
Një ditë e kaluar në Spa, për akrepët do ishte ideale!

Shigjetari
Si shenja që udhëton më shumë, nëse nuk mundeni të përballoni financiarisht një udhëtim mund t’i bëni dhuratë aksesorë si mbajëtese dokumentash apo një çantë udhëtimi.

Bricjapi
Duhet të keni kujdes kur zgjidhni dhuratën e një bricjapi sepse nëse nuk qëlloni në shenjë, do i mbetet hatri! Është shumë i kujdesshëm kur bën dhurata, ndaj pret të njëjtën gjë nga ju! Duhet ta njihni mirë që t’i gjeni diçka që vërtetë do e pëlqejë e nuk do e hedhë në një cep të dhomës sapo të mbërrijë në shtëpi.

Ujori
Një kuti me produkte për kujdesin e lëkurës dhe flokëve do ishte perfekte.
Kjo shenjë pëlqen të kalojë kohë vetëm e të kujdeset për veten! Një dhuratë e tillë do i pëlqejë pa masë, sepse e sigurtë që do të përdorë çdo produkt në shportën që ju do i dhuroni.

Peshqit
Si një shenjë uji, peshqit vlerësojnë gjërat e personalizuara dhe artistike. Më mirë t’i shkruani një letër dashurie apo t’i pikturonit diçka, sesa të shkonit në një argjendari e të blinit një varëse.