LifeStyle

Çfarë duhet të hani për të mbrojtur bakteret e mira të gojës

Mikrobioma e gojës përmban qindra lloje bakteresh, disa prej të cilave mbrojnë dhëmbët dhe mishrat, ndërsa të tjera lidhen me prishjen e dhëmbëve dhe sëmundjet e mishrave. Ajo që hamë çdo ditë mund të ndikojë drejtpërdrejt në këtë ekuilibër.

Ushqimet që i bëjnë mirë mikrobiomës së gojës:
Perimet me gjethe jeshile
Spinaqi, lakra jeshile, panxhari dhe rrepat përmbajnë nitrate që përpunohen nga bakteret e dobishme të gojës. Studimet kanë lidhur konsumimin e ushqimeve të pasura me nitrate me përfitime për shëndetin kardiovaskular.

Hudhra
Hudhra përmban alicinë, një përbërës që mund të ndihmojë në luftimin e disa baktereve që lidhen me kavitetet dhe sëmundjet e mishrave të dhëmbëve.

Frutat dhe manaferrat
Frutat, veçanërisht manaferrat me ngjyrë të errët, janë të pasura me polifenole. Disa kërkime sugjerojnë se këto përbërës mund të pengojnë bakteret që lidhen me pllakën dentare dhe sëmundjet e mishrave.

Djathi
Përtypja e djathit nxit prodhimin e pështymës, e cila ndihmon në neutralizimin e acideve në gojë. Një studim i vogël gjeti gjithashtu ndryshime në komunitetin bakterial të gojës pas konsumimit të rregullt të djathit.

Ushqimet e fermentuara
Kefiri dhe ushqime të tjera të fermentuara përmbajnë baktere të dobishme që mund të konkurrojnë me mikrobet e padëshiruara në gojë.

Çfarë duhet të kufizoni?
Kryesisht sheqernat e rafinuara dhe karbohidratet e përpunuara, si buka e bardhë, biskotat, ëmbëlsirat. Këto mund të shndërrohen lehtësisht në sheqerna në gojë dhe të favorizojnë bakteret që prodhojnë acide dhe dëmtojnë smaltin.

Të Ngjashme