Vetulla të plota, me formë të bukur që nëse nuk i keni si dhuratë falë gjeneve të arta, ju mund t’i realizoni kur të doni! Nga lapsat e vetullave tek serumet për rritjen e tyre, procesi i lyerjes është pa dhimbje dhe shumë natyral
Azi Sacks, një eksperte e vetullave tregon për Harpers’ Bazaar gjithçka që ju duhet të dini për atë që njihet si procesi i ngjyrosjes së vetullave:
Lyerja e vetullave është procesi i aplikimit të bojës gjysmë të përhershme për të mbushur vetullat, për t’i errësuar disi apo për të ndryshuar formën e tyre. Errësimi i qimeve krijimin iluzionin e vetullave më të trasha dhe më të plota.
“Ngjyrosja i lejon një profesionisti të manipulojë zonën e vetullave duke errësuar qimet e imta që rrethojnë perimetrin e vetullës për të rritur gjerësinë,” thotë Sacks.
Për sa i përket ngjyrës, ajo është një bojë bimore gjysmë e përhershme ose këna që përzihet për t’iu përshtatur nuancës origjinale. Lyerja si proces vetëm thekson nuancën në qimet ekzistuese, pra nuk mbush zonat e rralla apo boshllëqet.
Sa shpejt shihen rezultatet?
12 orë pas përfundimit të procesit dhe të pastrimit të zonës me xhel ose krem, rezultatet janë të dukshme. “Vetullat do të dalin në pah dhe do të duken më të plota menjëherë,” thotë profesionistja e vetullave, Shobha Tummala.
Vaji i bajames, një vazelinë ose krem zbutës janë një zgjedhje për t’u aplikuar në lëkurën rrotull vetullave për disa ditë pas procesit të lyerjes.
Sa e sigurt është boja?
Rreziqet kryesore në lyerjen e vetullave janë reaksionet alergjike dhe infeksionet. Lëkura rreth syrit është më e hollë në krahasim me lëkurën e pjesës tjetër të trupit dhe më e ndjeshme ndaj reaksioneve alergjike dhe acarimit.
Disa nuanca të përhershme të qerpikëve dhe vetullave mund të përmbajnë një alergjen kimik të quajtur para-fenilendiaminë (PPD), i cili shkakton alergji të rënda.
Sa zgjat efekti i lyerjes së vetullave?
Boja zgjat nga katër deri në gjashtë javë. Përveç angazhimit në kohë herë pas here, duhet marrë parasysh edhe shpenzimi financiar. Ndaj, shumë gra mendohen mirë përpara se t’i drejtohen një salloni bukurie për procesin e lyerjes së vetullave.