Peltja mbretërore ose i njohur ndryshe si qumështi i bletës është një mrekulli për shëndetin nëse konsumohet. Ky produkt është një masë xhelatinoze e prodhuar nga bletët si ushqim për larvat që do të bëhen mbretëreshat e tyre.
Bleta që ushqehet me këtë substancë gjatë gjithë jetës së saj është më e madhe, jeton më gjatë dhe është e vetmja pjellore në “familje” për të krijuar një koloni të re”, shpjegon Dr. Sara Piazza, dietologe.
Përfitimet e qumështit të bletës
Ky eliksir natyral që vjen në formën e një pelte gjysmë të lëngshme me shije të thartë, është shumë i dobishëm për fëmijët, të moshuarit, gjatë një periudhe stresi psikofizik, apo në rastet e ndryshimeve të humorit për shkak të ndryshimeve sezonale.
“Pelta mbretërore mund të jetë gjithashtu e dobishme për ata që e praktikojnë aktivitet fizik, për rikuperimin e muskujve pas stërvitjes, por përdoret gjithashtu edhe për të përmirësuar funksionet njohëse si vëmendja dhe përqendrimi” këshillon Dr. Piazza.
Veçanërisht ai është një burim i çmuar i vitaminave B, kryesisht B1, B2, B3, B5, B6 dhe B9 që janë thelbësore për të siguruar energjinë e nevojshme. Gjithashtu ai përmban vitamina A, C, D dhe E të cilat shërbejnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme, sy dhe imunitet të fortë.