Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partner i saj Eduart Grishaj duket se sapo kanë nisur pushimet e tyre për këtë vit.
Pasi një viti pushim nga ekrani Arbana ka thënë në disa intervista se në shtator do ta shohim pjesë të televizonit.
Mirëpo para kësaj ajo ka zgjedhur të bëjë disa ditë të mira plazhi në bregdetin e Adriatikut.
Në disa postime në Instagramin e saj ajo shfaqet bashkë me fëmijët dhe partnerin duke shijuar rrezet e diellit por ky duket se është vetëm filimi i pushimeve të tyre pasi përbri postimeve moderatorja shkruan: “Çfarë gushti na pret!” dhe ka etiketuar Eduartin.
Kujtojmë që Arbana tashmë ka 3 fëmijë, Jonin të cilin e ka sjellë në jetë nga bashkëjetesa më ish-partnerin e saj prej 16 vitesh, si dhe Diellin dhe Zoin që i gëzon me regjisorin e njohur gjithashtu dhe partnerin aktual.