Një natë e vetme me gjumë të dobët mund t’ju bëjë 60% më të ndjeshëm ndaj emocioneve negative ditën tjetër.
Studiuesit vunë re se mungesa e gjumit e bën më reaktive qendrën emocionale të trurit, sidomos ndaj situatave negative.
Kjo ndodh sepse korteksi paraballor, pjesa e trurit që kontrollon emocionet, funksionon më dobët kur nuk pushon mjaftueshëm.
Ekspertët theksojnë se gjumi i mirë është thelbësor për balancën emocionale, marrjen e vendimeve dhe stabilitetin mendor.
Kështu që reagimet emocionale, plogështia apo të ashtuquajturat nerva, mund të lidhen me gjumin. Mos i hyr në hak orëve të pushimit!
