ShowBizzz

“Çfarë i duket vetja asaj!?”- Kriset miqësia? Efi Dhedhes flet për Jori Dellin: Kisha dy fjalë për atë, si e ka ajo…

Dy ish-konkurrentet e edicionit të dytë të “Big Brothet VIP”, Efi Dhedhes dhe Jori Dellit kanë vazhduar miqësinë e tyre edhe pas mbarimit të spektaklit.

Vajzat shpeshherë kanë ndarë me ndjekësit foto nga pushimet e tyre së bashku dhe takimet me njëra-tjetrën, duke treguar se kanë një marrëdhënie të mirë së bashku.

Jori pas konfirmimit të lidhjes me reperin italian, Fred De Palma, është shpërngulur për të jetuar në Itali, ndërsa të shumta kanë qenë edhe udhëtimet e modeles drejt Shqipërisë.

Së fundmi prmes një postimi në InstaStory, Efi ka “thumbuar” me humor Jorin mbi udhëtimet e saj të shpeshta në Shqipëri.

“Kisha dy fjalë për atë Jori Dellin, si e ka ajo. Aman si bën edhe ajo kështu. E ka bërë Shqipërin-Itali si me qenë Tiranë-Durrës. Aman çfarë i duket vetja asaj”– tha ajo me një fytyrë i injoruese.

Të njëjtën video e ka postuar edhe Jori në faqen e saj të Instagram, ndërsa krahas saj shkruan: “O kafshë, të dua.”