Një postim i bërë së fundmi nga aktorja e njohur Arjola Demiri ka revoltuar një pjesë të ndjekësve të saj.
Këta të fundit gjykuan në komente videon e aktores, pasi ajo po kërcente në mënyrë sensuale në një kishë.
Ky veprim u etiketua si i pahijshëm dhe i turpshëm për t’u bërë në një vend të shenjtë si kisha, ndërsa pas komenteve të shumta Arjola erdhi me një sqarim.
Aktorja sqaroi për ‘moralistat’, siç ajo i quajti, se në kishë organizohej një aktivitet, ku rreth 300 shqiptar të tjerë kërcyen e kënduan.