Shëndetësi

Çfarë i ndodh trupit nëse pini një lugë vaj ulliri çdo ditë

Nuk ka rëndësi nëse e pini shqeto, e shtoni në sallatë, në bukë, ekspertët e shëndetit bashkohen në idenë se një lugë vaj ulliri në ditë duhet shtuar patjetër në regjimin ushqimor.

Vaji i ulliri quhet ndryshe ar i lëngshëm ose mbreti i yndyrnave të padëmshme sepse është i mbushur me antioksidantë dhe përbërës të tjerë të shëndetshëm.

Një lugë vaj ulliri në ditë, cilat janë përfitimet në organizëm? Një nga ndikimet e zakonshme është se ky vaj përdoret si laksativ natyral (shkarkues).

-Kapsllëku apo lëvizjet e pakëndshme të zorrëve janë motivet kryesore pse shumë njerëz i drejtohen mjekëve gastrointestinal për vizita mjekësore më të specializuara. Por, vaji i ullirit mund të ndihmojë në lehtësimin e këtij problemi, pasi yndyrat ndihmojnë në qetësimin e pjesës së brendshme të zorrëve dhe ndikojnë në sistemin imunitar që të thithë më shumë ujë, thotë studimi nga Cleveland Clinic.

-Gjithashtu, shtimi i një luge vaj ulliri në regjimin tuaj ushqimor zvogëlon rrezikun e prekjes nga demenca, kjo sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Disa përbërës antioksidantë në vajin e ullirit mund të kalojnë barrierën gjak-tru, duke pasur efekt të drejtpërdrejtë në tru,” thotë mjekja Anne-Julie Tessier nga Harvard.

-Vaji i ullirit është gjithashtu një element kryesor i dietës mesdhetare, e cila në mënyrë të përsëritur është provuar se ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Studime të tjera kanë treguar se më shumë se gjysmë lugë gjelle vaj mund të ulë rrezikun e vdekjes nga kanceri, sëmundjet neurodegjenerative dhe ato të frymëmarrjes.

Kur duhet të pihet vaji i ullirit?

Konsumimi i një ose dy lugë gjelle vaj ulliri herët në mëngjes me stomakun bosh është shumë i dobishëm. Kjo bën që vaji të shkojë direkt në stomak për të ndihmuar tretjen dhe rregullimin e mikrobiomës së zorrëve gjatë gjithë ditës.