Lajme

Çfarë i ndodhi aktores? Amber Heard shfaqet me paterica në publik (FOTO)

Fotot nga dalja e re publike e Amber Heard kanë shqetësuar fansat  e aktores.  Në pamjet e publikuara nga Page Six, ish-bashkëshortja e Johnny Depp shfaqet duke ecur me vështirësi, me paterica.

Ish-ylli i “Aquaman”, e cila u përfol  si askush tjetër për betejën e saj të ashpër ligjore me Depp, ka pësuar një aksident. 37-vjeçarja nuk iu është shmangur paparacëve, madje iu ka buzëqeshur atyre teksa e kanë fotografuar.

Aktorja tha se ajo e ndrydhi ijen gjatë stërvitjes për Maratonën vjetore të Nju Jorkut, e cila do të zhvillohet në fillim të nëntorit. Shfaqja e saj me paterica vjen menjëherë pas premierës  së dokumentarit mbi gjyqin e saj shumë të përfolur me  me Depp në Netflix.