ShowBizzz

Çfarë ka ndodhur? Jonida Maliqi largohet në mes të natës nga “Ferma VIP”

Gjatë orëve të vona të natës, një zhvillim i papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”. Këngëtarja e njohur dhe një nga personazhet më të lakuar të këtij edicioni, Jonida Maliqi, ka vendosur të ndërpresë përfundimisht rrugëtimin e saj, duke u larguar nga gara në mënyrë të befasishme.

Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të spektaklit “Prime”. Nën errësirën e natës, Jonida është parë duke marrë valixhet e saj dhe duke braktisur përfundimisht ambientet e fermës.

Të lidhura

None found

Ndonëse një arsye zyrtare për këtë largim kaq drastik dhe të nxituar nuk është dhënë ende, situata brenda shtëpisë ka ngritur menjëherë dyshime të forta.

Disa nga fermerët e tjerë nuk e kanë kursyer ironinë pas daljes së saj, duke lënë të kuptohet se shkaku i vërtetë i kësaj “arratisjeje” mund të ketë qenë “sfida e bajgave”.

E vërteta e plotë pas këtij vendimi dhe arsyeja e saktë nga vetë Jonida pritet të zbulohen në orët në vijim.

Të Lidhura:

  1. E papritur/ Pas shpalljes si finalist, Robert Aliaj largohet nga gara
  2. “Ferma VIP”/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
  3. Big Mama përlotet në Ferma VIP, kujton porositë e nënës
  4. Plas debati mes opinionistes dhe konkurrentit në “Ferma VIP”: Fundërrinë …

Të Ngjashme