ShowBizzz

Çfarë ka ndodhur mes Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit? Dikur mikesha të pandara, sot hedhin kunja ndaj njëra tjetrës

Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë konsideruar padiskutim si një ndër shoqëritë për t’u marrë shembull.

Dyshja shpesh herë ka shprehur hapur dashurinë për njëra-tjetrën përmes postimeve të shumta në rrjetet sociale.

Mirëpo prej disa kohësh, Arjola dhe Adriana nuk kanë parë nën shoqërinë e njëra-tjerës, duke bërë fansat që të dyshojnë se miqësia mes tyre mund te këtë marrë fund.

Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet për një krisje në marrëdhënien e tyre është gjithashtu fakti se Arjola nuk tregoi aspak përkrahje, të paktën në rrjetet sociale, në kohën kur Adriana iu nënshtura një ndëhyrje kirurgjikale në kokë për shkak të tumorit.

Pavarësisht se dyshja vijon ta ndjekë njëra-tjetrën në rrjetet sociale, marrëdhënie e tyre duket qartë se nuk është ashtu sic ka qënë më përpara.

Një postim i bërë ditën e sotme nga Adriana në profilin e saj të Instagramit, ka shtuar zërat se mund të jetë një “thumbim” për miqtë që i kanë qëndruar pranë dhe një ndër to mund të jetë Arjola.

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e këto tjerat”, shkruan Adriana Matoshi.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBV, Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashtu edhe ekonomikisht.

Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.



lokimagazine