Narcisti është një manipulues, të cilit i mungon plotësisht ndjeshmëria dhe qëllimisht shkakton dhimbje ndaj të tjerëve pa asnjë keqardhje apo ndjenjë përgjegjësie.
Çrregullimi i personalitetit narcisistik (DNP) karakterizohet nga mungesa e plotë e ndjeshmërisë. Narcisisti është i paaftë të krijojë lidhje intime dhe të kuptojë nevojat emocionale të tjetrit. Në përgjithësi i rritur në mjedise familjare që nuk kanë funksionuar si të tilla, narcisisti nuk ka zhvilluar identitetin e vet dhe nuk është në gjendje të njohë pa iu referuar tjetrit.
Narcistët duan të nxisin konfliktet për dy arsye:
1) Kjo shkakton një reagim emocional tek viktima, gjë e cila sjell kënaqësi tek narcisti;
2) Konflikti lejon narcisistin ta kontrollojë viktimën nëpërmjet shkeljeve zhvlerësimit.
Ekzistojnë dy lloje diskutimi: ato të krijuara nga narcisistët dhe ato të krijuara nga viktima:
Në rastin e parë, konfliktin zakonisht e shkakton një banalitet dhe, në shumicën e rasteve, pas ndarjes së një kohe të këndshme.
Viktima fillimisht do të jetë e hutuar, e habitur, e papërgatitur. Ai do të përpiqet të minimizojë sulmin dhe kritikën, derisa ndjen zemërim dhe indinjatë. Sa më shumë të lëvizë drejt kërkimit të një konfrontimi konstruktiv, aq më shumë do të përballet me tallje dhe konfuzion. Tani, është e rëndësishme të theksohet se qëllimi i narcisistit nuk është kurrë të provojë vlefshmërinë e argumenteve të tij: ai ka gjithmonë të drejtë.
Qëllimi i narcisistit është të shqetësojë viktimën dhe ta përkthejë këtë si diçka të këndshme në një moment të hidhur. Prandaj, ai ka si qëllim të vetëm sigurimin e kontrollit dhe fuqisë mbi viktimën.
Lloji i dytë i diskutimit është ai që bëhet kur viktima po akuzon narcisistin.
Stili i konfrontimit është zakonisht i qetë, i përulur, i ndjeshëm. Ajo që viktima nënvlerëson është se gjithçka që thotë nuk do të dëgjohet ose konsiderohet minimalisht nga narcisistët.
E vetmja gjë që një narcisist percepton është fakti se ai është akuzuar dhe kritikuar. Ndërsa viktima kërkon një konfrontim, tek narcisti shkaktohet një zemërim i furishëm që rritet më kot për hir të marrjes në pyetje. Pavarësisht kritikave që po bëhen, narcisisti do të ketë si prioritet të vetëm detyrën e shuarjes së zjarrit shkatërrues, që kritikat aktivizojnë brenda tij.Për ta ndërprerë atë bujë të furishme ka vetëm dy mundësi: zhvlerësimi i viktimës ose muri i heshtjes.
Përballja me një narcisist është absolutisht e padobishme. Nuk do të ketë sqarime apo rritje. Në rastin më të mirë, do të dalësh nga konfrontimi me një ndjenjë të thellë disorientimi ose faj.