Vetëm pak ditë më parë shfaqja e Luizit në “Times Square” në NewYork bëri xhiron e rrjetit, si çdo veprimtari tjetër e këngëtarit.
Nga data 9 Qershor, deri me 19 Qershor, ai do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është ftuar në disa koncerte në shtete të ndryshme.
Bashkë me të u tha se do të ishte edhe partnerja e tij Kiara Tito dhe këngëtari Mozzik. Por mesa duket Luizit do t’i duhet të udhëtojë i vetëm përtej oqeanit pasi përmes një postimi në rrjetet sociale Mozzik ka bërë me dije se nuk do të jetë e mundur të marrë pjesë në koncertet e lajmëruara më herët.
Shkak për këtë vendim është bërë fakti se nuk ka mundur të pajiset me vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.
Ndërkohë, më herët faqja e cila ka organizuar turin e artistëve në SHBA, hoqi edhe emrin e Kiarës nga lista e të ftuarëve speciale, dhe kjo lëvizje ka bërë fansat të mendojnë se mos ndoshta edhe moderatores i është refuzuar viza.
Por Kiara ka publikuar pak orë më parë një foto ku tregon se ndodhet në Stamboll, ku AlbEu.com mëson se ka udhëtuar drejt Turqisë me ekipin e “Kepi i Tundimeve”, program që pritet të moderohet nga Kiara.