Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ka marrë përsipër moderimin e një prej spektakleve të humorit këtë sezon të ri televiziv — “Portokalli”.
E ndjekur nga shumë ndjekës, Kiara, e cila është edhe mamaja e vogëlushes Luna, shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj në rrjetet sociale.
Këtë të shtunë, ish-banorja e Big Brother VIP është e ftuar në emisionin “Se luan Topi”.
Në një postim në Instagram, Kiara ka treguar se ka përjetuar emocione të fuqishme, duke u shfaqur në video si duke qarë, ashtu edhe e lumtur njëkohësisht.
Çfarë e ka bërë Kiarën të përjetojë këto emocione të përziera, mbetet për t’u zbuluar gjatë transmetimit të emisionit këtë fundjavë.
lokimagazine