Nisi si nje lendim fare i vogel ne kembe, por qe me pas, ka marre gradualisht permasa shqetesuese: Moderatorja Klea Huta ndau se fundi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale faktin qe ka përfunduar në spital si pasojë e një plage në këmbë të shkaktuar nga atletet.
“Gjithçka nisi nga një atlete që më vrau këmbën”-shprehet Klea, duke rrëfyer më tej se pas disa ditësh që këmba e saj nisi të infektohej, ënjtej dhe në momentin që ajo nuk kishte parë një përmirësim, vendosi të merrte analizat e gjakut dhe të bënte kulturën e këmbës. Ndërsa priste për një përgjigje, mjekët i bënë me dije se nga plaga e marrë rezultoi të kishte “streptococus pyogen” i cili është një bakter agresiv që jep infeksione të shprehura.
Sic tregon moderatorja ky problem e ka detyruar të shkojë çdo ditë në spital për t`u trajtuar me antibiotik te forte venoz.
bal