Pas përfundimit të leximit të mesazheve të ardhura për banorët në ‘Big Love’, Meritoni ka shkuar dhe është pozicionuar në krevatin e tij në dhomën e gjumit pasi nuk ndjehej mirë.
Kjo gjë është vënë re menjëherë prej Eglës e cila i ka shkuar pranë dhe është interesuar rreth gjendjes shëndetësore të tij.
Pjesë nga biseda:
Egla: Je me djersë? Ke dhimbje kur kollitesh?
Meriton: Po
Egla: Vërte?! Mblidhi këmbët dhe rri në pozicionin e bebes. Të të sjell një peshqir të lagur? Të ndez aspiratorët?
Meritoni: Mirë jam…
Rikujtojmë që Egla dhe Meritoni kanë patur përplasje me njëri-tjetrin dhe përgjatë këtyre ditëve, por kjo gjë nuk e ka ndaluar Eglën të kujdeset për banorin.