Mbrëmjen e djeshme një zarf mbërriti në fermë teksa njoftonte se agai kishte dënuar konkurrentët.
Shkak ishte bërë sjellja që ata kishin ndaj mysafires që ishte në ambientet e shtëpisë dhe lexoi letrat ‘Tarot’ për fermerët.
Për këtë arsye Agai i ka dënuar dhe dënimi për ta, është të ruajnë 24 orë kotecin e
pulave dhe rosave, të ndarë në grupe me nga dy persona.
Çifti i parë që nisi turnin, ishin Mariana dhe Flori.“Fermerë, Agai ju ndoqi me vëmendje gjatë leximit të letrave Tarot.
Jam shumë i shqetësuar për sjelljen tuaj ndaj të ftuarit në fermë, qoftë për shërbim, argëtim në çfarëdo lloj ndihme që ju ofrohet. Pavarësisht opinioneve tuaja personale për profesionet e caktuara, ju duhet të tregoni respekt.
Për shkak të kësaj sjellje të pahijshme, kam vendosur që secili prej jush të bëj turnet tek koteci i pulave dhe rosave 24 orë pa ndalim, deri në një njoftim të dytë.
Një dhelpër rrezikon jetën e shpendëve në fermë. Duke qëndruar të ndarë në dy çifte, për dy orë tek koteci i pulave. Çifti i parë që do marr turnin, janë Mariana dhe Flori“, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai, por që u lexua nga Buçko.
ks