
Nga Andi Vrapi
Ha!
Besoj se tani e kam vëmendjen e plotë tuajën sepse titujnegative si ky janë shitësi kryesor i një artikulli, sidomos kurbëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme për një artist.
Mirëpo, një mënyrë efektive për të tërhequr vëmendjen tuajnë ditën e parafundit të vitit, ashtu sikurse Yll Limani arriti tëtërheqë vëmendjen e rreth 8 mijë personave në AMC Hall në Prishtinë dhe qindra mijë të tjerëve, të cilët kanë para video tëpostuar online, shumë prej tyre viralë në TikTok dhe Instagram.
Një koncert recital në 27 dhjetor, në pamje të parë nuk dukejsi një vendim i mirëmenduar duke marrë parasysh qëvëmendja e audiencës në javën e fundit të vitit është kudo, përvec argëtimit. Mirëpo, ky mendim i imi ishte gabim. Jo vetëm që nata e parë u bë sold out, por ashtu edhe nata e dytë pasardhëse.
Në të dyja netët, për warm up-in apo nxemjen para koncertitu kujdes Florent Abrashi. Zakonisht, nxemjet e bëra qoftë nga dj të ndryshëm apo edhe nga artistë, emra të njohur përpublikun, kanë tendencën të mos e trajtojnë spotin e tyre simënyrë për të “ngrohur” audiencën dhe për ta përgatitur përç’ka do të vijojë më vonë (gjë për të cilët janë aty!), porrrëshkasin në grackën e vëmendjen dhe sillen si the main act – por ky nuk ishte rasti i Florentit, një emër, të cilin e kishadëgjuar ndoshta vetëm 1 herë. Për 30 minuta, ai dhe banda e tij mbajtën të interesuar audiencën me një repertor qëvarionte nga folklori shqiptar e deri te Armend Rexhepagiqi e Elita 5.
Koncerti të dyja netët nisi në 21:45, me 30 minuta zhvendosjenga orari i lajmëruar, por kjo ishte asgjë për një audiencë qëishte përgatitur të këndonte një zëri për 1 orë e 30 minutasikur të ishte dita dhe mundësia e tyre e fundit në Tokë.
Yllit do t’i duhej vetëm një band me elementë të orkestrësdhe dritat për t’i dhuruar 8 mijë vetave koncertin e tij më tërëndësishëm të jetës. E pikërisht “Dritat” do të ishte këngahapëse e koncertit, e shoqëruar me një intro të konceptuardhe “sjellë në jetë” nga producenti Fatjon Miftaraj, përgjëgjësjo vetëm për këngët dhe hitet e Yllit e shumë të tjerëve, poredhe për orkestrimin, riorkestrimin e produksionin muzikor tëkoncerteve të tjera si Alpha I, Alpha II etj.
Koncerti do të niste gëzueshëm, sikundër stigmës që Limani ka, si një këngëtar baladash apo këngësh vuajtëse.
“Për kon je zbukuru”, “Buzët e kuqe”, “Merri krejt”, “Alkool”, “Prej se jena nda” dhe “Marre” do të shkrinin të parat akullinnë një Prishtinë që sapo kishte parë borën e parë të vitit. Më pas “Me jetu”, “Malet”, “Lart mbi yje” dhe “Shiu” do të zbusnintonet si për ta përgatitur publikun për aktin që do të “godiste” ata më shumë.
Highlight i të dyja netëve ishte dueti i Yllit me të atin, MufailLimani, pjesëtar i grupit të mirënjohur Minatori.
Baba e bir, i pari në kitarë e i dyti në stativin e mikrofonit do t’i jepnin një publiku me të rinj e të reja, me prindër e me gjyshër, me politikanë si kryeministri Albin Kurti, me figuramediatike si Ledion Liço&Sara Hoxha e Arbana Osmani e me emra të rëndësishëm të biznesnit në Kosovë e Shqipëri, performancën më të sinqertë e më të ndjerë të natës. (Dhe jo, Arbana dhe Ledioni nuk u takuan bashkë!)
Një nate, që menjëherë pasi Ylli përcjell të atin, pason me “Nuk po ec”, “Qaj”, “Eja”, “Dje”, “A don hala”, “Kanë me te kujtu”, “Lshoja zanin”, një akt i mbushur me balada kryesishttë reja në repertorin e Limanit, por ky një fakt tërësisht i parëndësishëm kur dëgjoje të gjithë sallën e tejmbushur tëAMC Hall ta shoqëronte bandën edhe në orkestrale.
“Jom ka du me tpa” dhe “Malli” do të pasonin baladatprekëse, dy hite komerçiale në bashkëpunim me Dafina Zeqirin dhe Dhurata Dorën, të cilat në të dyja netëtfatkeqësisht nuk u panë prezente për të suportuar mikun e tyre, kjo për shkak të angazhimeve në koncerte jashtëvendit…
“Gënjeshtare”, “Harrom/Najher”, “Mos harro”, “U kry/9”, “Kaje” dhe “Injoro” do të ishin akti final i mbrëmjeve, dy mbrëmje qëtashmë kanë fortifikuar karrierën e një artisti të ri në moshëpor me një repertor të pamoshë.
Shumë prej artistëve mbështëten në produksione që mund tëkapin vlera deri në 300 mijë euro e madje disa edhe mëshumë se aq, për ta pasur më të lehtë për të mbajturmbërthyer një audiencë, vëmendja e të cilës shpërqëndrohetmë lehtë se ajo e një fëmije.
Ylli kishte zgjedhur ta ndante skenën vetëm me banden dhe orkestrën, me mikun e tij dhe bashkëpuntorin që nga dita e parë, Fatjon Miftari, me të atin dhe me krahun e tij të djathtë, Bonart Ajvazi, me të cilin kanë krijuar edhe një “shtëpi” autentike në tregun shqiptar e që në industrinëndërkombëtare mund t’i gjejmë simotra që quhen “label”-a.
Pa një fushatë të mirëfilltë PR-i, ku e vetmja intervistë ishteajo me Arbana Osmanin në “Mirëmbrëma Yje”, vetëm 1 ditëpara koncertit të parë, pa një listë që nuk mbaron kurrëartistësh të ftuar për të performuar, Yll Limani arriti që në këtë fundvit ky koncert të jetë më i “shijshëm” se gjeli i Vitit tëRi.
Për 90 minuta publiku do të ishte vokal shoqërues i këngëtaritnë çdo minutë, edhe pse shumë këngë të dashura nga publiku online dhe jo vetëm munguan. “Vonë”, “Tuat”, “Sonte”, “Diskoteka”, “Nal nal”, “Hapa”, “Yalla”, “Kriminele”, “Tonat”, “E di”, “Pate”, “Krejt t’i fala”, “Ty” e të tjera nuk ia dolën të ishinnë setlistë, ashtu sikurse bashkëpuntorët e Yllit nuk ia dolëntë ishin në sallë, siç edhe publiku ka sjellë në vëmendje në komente të rrjetet sociale. Noizy ishte emri i vetëm, i cili u pa në AMC Hall në të dyja netët për të mbështetur kolegun e tij, por kjo është një temë për të cilën do të flasim herë tjetër… ne ose do të flasin ata vetë! (Haha!)
Gjithmonë kam nënvijëzuar faktin që koncertet e artistëveshqiptarë në salla dinjitoze apo në arena/stadiume janë lajm i mirë për artin dhe kulturën në një mjedis kaotik, dhe do ta bëjdhe këtë herë.
Ashtu sikurse Yll Limani shërben si frymëzim për një brez të ri artistësh për të gjetur një të mesme të artë meskomerçializmit dhe artit që ata duan të bëjnë, le të shërbejëdhe ky koncert për të njejtin qëllim. Ashtu sikurse shërben sinjë mbyllje dinjitoze e një kapitulli dhe hapja e një tjetërkapitulli në karrierën e artistit.
Nëse do ta bëja me të thjeshtë, do thoja që ky koncert ishte(përveçse një terapi në grup dhe trauma dump, sigurisht) njëfjali që nis, zhvillohet, nuk ndërpritet, nuk ka retiçencë dhe mbyllet me një shenjë pikësimi. Një shenjë që në fund gjithsecili e nënkupton sipas optikës së tij.
Përfundimi? Prindërit nuk mund të zgjidhnin për Yllin një emërmë të përshtatshëm.
Galeria fotografike
bal