ShowBizzz

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë të ngarkuara emocionalisht…

E larguar prej një viti nga ekrani, Arbana Osmani vazhdon të ngjallë interes te publiku për çdo gjë që ajo bën.

“Qejf i madh kur u dobësoka njeriu!” -shkroi ajo krah një selfie në pasqyrë duke vënë në dukje barkun e sheshtë, të cilin e publikoi në Instagram.

Në një tjetër postim Arbana ka treguar se shkaku i rënies nga pesha nuk është edhe aq i bukur. Kjo pasi thotë se ka kaluar disa ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë.

“Meqë po më vijnë shumë pyetje “Si je dobësuar?”, që pas ardhjes nga Meksika kam pasur ca ditë të vështira dhe shumë të ngarkuara emocionalisht dhe fizikisht për shkak të një familjari të sëmurë dhe kam humbur oreksin.

Do shëndoshem prapë shumë shpejt. Asnjë ilaç çudibërës nga ata që vazhdojnë të abuzojnë akoma me imazhin tim në Facebook”,– shkroi ajo.

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë

Çfarë po ndodh me Arbana Osmanin? Moderatorja: Ditë shumë



bal