Reperi i njohur, Mozzik, ka lajmëruar përmes rrjeteve sociale se nuk do të jetë prezent në dy koncertet e radhës, të cilat ishin planifikuar të mbaheshin në Shëngjin dhe Shkodër.
“Sonte në Shëngjin dhe nesër në Shkodër nuk do jem prezent, ju kërkoj falje të gjithëve, shihemi herëve të tjera. Ju përqafoj”, ka shkruar Mozzik në një postim në InstaStory.
Reperi, ka shprehur keqardhjen e tij për këtë vendim dhe ka premtuar se do të shihet me fansat në një rast tjetër.
Arsyet që kanë çuar në anulimin e këtyre koncerteve ende nuk dihen, megjithatë Mozzik ka bërë të ditur se nuk do të jetë i pranishëm në ngjarjet e parapara.
Ky njoftim ka ardhur si një surprizë për fansat e tij, të cilët prisnin me padurim performancat e tij në dy qytetet shqiptare.
ks