Lajme

Çfarë po ndodh me foshnjat e lindura para kohe në spitalin Al-Shifa?

Kreu i departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme të Al-Shifra, Dr Marwan Abu Sada ka thënë se nga 39 foshnja vetëm 36 vijojnë të jetë gjallë. Ai tha se ata nuk kanë prindër dhe askënd për t’u kujdesur, pasi të gjithë të afërmit i kanë humbur në luftë.

Dy nga foshnjat u gjetën vetëm pas bombardimeve të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe u dërguan në spital. Katër të tjerë lindën me prerje cezariane pasi nënat e tyre kishin vdekur. Për shkak të mungesës së karburantit, foshnjat janë zhvendosur nga inkubatorët e tyre në njësinë neonatale në sallën e operacionit të kardiokirurgjisë.

Atje ata shtrihen, tetë ose 10 në një shtrat, sipër batanijeve të ngrohura dhe të mbuluara me fletë metalike për t’i mbajtur ngrohtë. Etiketat i ngjiten çdo foshnjeje, duke thënë “biri i” ose “vajza e” krahas emrave të nënave të tyre, nëse dihen.

Në kushte të vështira, mjekët po përpiqen që të mbajnë kushte sterlie dhe frika e tyre është se foshnjat s’mund të zhvillohen për shkak të tupave të papastër të oksigjenit.

“Kjo është arsyeja pse ne po bëjmë thirrje që këto foshnja të evakuohen,” tha doktori.