Duket se Dafina dhe Noizy i kanë zgjidhur keqkuptimet mes tyre dhe në fakt, do të sjellin një surprizë për fansat e tyre.
Duffy publikoi një story në Instagram, ku bën me dije se do të performojë në “Alpha Show”, koncerti i Noizy-t, i cili do të zhvillohet më 27 qershor në “Air Albania”.
Duffy shkroi “A jeni gati” në foto dhe pas suksesit të dyshes me bashkëpunimin “A don love? A don sex?” besojmë se jemi mëse të përgatitur!
Reperi dhe artistja kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar gjatë viteve. Ata kanë pasur disa konflikte në të shkuarën, por pas bashkëpunimit të tyre në vitin 2018 u krijua ideja se i kishin lënë pas zënkat. Megjithatë, sërish rrugët e tyre u ndanë.
4 vite më parë, i ftuar në emisionin “NIN”, Noizy u shpreh për raportin e tij me Dafinën: “Ne artistët jemi pak si shumë të çuditshëm dhe nuk e kuptojmë dot njëri-tjetrin. Po të më pyesësh përse jam distancuar me Dafinën, nuk di të them sepse jemi pak të çuditshëm dhe faji mbetet përherë kopil. Fajin se ka asnjëri. Me Ledrin jam mirë, me Dafinën jam mirë, jemi në paqe. Nuk ndjekim njëri-tjetrin, por kur dikush të bëhet halë në sy më mirë mos ta ndjekësh”, u shpreh asokohe reperi.
lokimagazine