Lajme

Çfarë po paralajmërohet?! Baton Haxhiu: Shikoni çdo bëjë SPAK në Bashkinë e Tiranës

Analisti i njohur ka paralajmëruar zhvillime të bujshme javën e ardhshme në Bashkinë e Tiranës, institucion i drejtuar nga socialisti Erion Veliaj. Sipas Baton Haxhiut, korrupsioni ka kaluar normat dhe nga Prokuroria e Posaçme do të ketë “goditje”.

Këtë deklaratë ai e ka bërë mbrëmjen e sotme, teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Haxhiu është shprehur se javën e ardhshme dhe të tjerat në vazhdim do të ketë një ndëshkim të korrupsionit në nivele të larta.

“SPAK-u është produkt i bashkësisë ndërkombëtare dhe për arsye se SPAK do ta derivojë liderin e ardhshëm opozitar. Këta nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë punë. Kjo opozitë ja ka dhuruar Ramës këto 2 mandate.

Unë mendoj që mandati i ardhshëm do ta vendosë Shqipërinë në një situatë të vrazhdë, as nuk besoj që do ketë zgjedhje në 2029, as nuk besoj që qeverisja do jetë kaq e lehtë sa është tani.

TS Poll - Loading poll ...

Për dy arsye; për shkak të korrupsionit që ka kaluar normat do goditet nga njerëzit që janë brenda SPAK. Do e shihni javën e ardhshme dhe javët në vijim. Shikoni veç çfarë do ndodhë me Bashkinë e Tiranës”, theksoi ndër të tjera analisti Baton Haxhiu në TV Klan. 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo