ShowBizzz

“Çfarë shkolle ka bërë Dijonisi, është i varfër në fjalor”, deklarata e Valerit revolton fermerët: Mos prek aty ku nuk duhet!

Një debat i fortë u zhvillua mes ish-fermerëve dhe shkak është bërë një pyetje e Valerit lidhur me Dijonisin.

Ai pyeti nëse ky i fundit është i arsimuar, pasi sipas tij ka një fjalor mjaft të varfër.

Kjo fjali ka revoltuar Glorian, e cila tha se Dijonisi ka vlera dhe ka punuar gjithë jetën, ndërsa theksoi se fermerët jo domosdoshmërisht duhet të kenë arsim të lartë.

Pjesë nga biseda:

Valeri: Mua më duket pak i varfër në shprehi, pak i varfër, mbase nga shkolla… Nuk e kam marrë vesh akoma, çfarë shkollimi ka Dijonisi apo s’ka bërë?

Gloria: O Valer, ç’lidhje ka kjo? Jo, jo, këtu nuk të lejoj unë! O Valer po ç’të duhet ty, ai është fermer, fermerët çfarë shkolle kanë bërë.

https://www.instagram.com/fermavip.al/?utm_source=ig_embed&ig_rid=072da352-661e-490d-b90b-d965faf6b9ed