ShowBizzz

Çfarë shtrohet në tavolinë për Kurban Bajram? Ide për një tryezë të bollshme

Derisa Fitër Bajrami njihet si “Bajram i ëmbël”, Kurban Bajrami është i njohur ndryshe si “Bajram i kripur”.

Si i tillë, ushqimi i kësaj feste është më i kripur, duke përfshirë edhe mishin e kafshës që flijohet gjatë kësaj feste.

Ëmbëlsirat janë gjithashtu pjesë kyçe e festës së Bajramit, si atij të parit ashtu edhe të dytit.

Në botën arabe janë shumë të njohura ëmbëlsirat e quajtura “Ma’amoul”, të cilat përgatiten me hurma dhe arra, e që shpesh shërbehen në forma të rrumbullakëta.

Disa ide për një tryezë të begatshme:

1. Çorba e Begut

Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila përgatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht përgatitet me mish viçi apo mish pule.

2. Qebap haxhiu

Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

3. Musaka

Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

4. Sarma

Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

5. Japrakë

Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

6. Pite të ndryshme

Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla – ëmbëlsira.
Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

Këto janë ëmbëlsirat më të njohura:

1. Bakllava

Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët – të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, si dhe, sipas dëshirës, rrush i thatë, bajame, fistike (lat.: Pistacia lentiscus)… Nuk mund të quhet Bajram nëse nuk është në sofër bakllavaja.

2. Tufahija

Tufahija është ushqim i ëmbël nga mollët e ziera të mbështjella me krem i cili bëhet nga arrat dhe bajamet, ajka, sheqeri dhe kremi.

3. Hallva

Është ushqim i ëmbël nga mielli i grurit, yndyra dhe mjalti apo nga susami, mielli, mjalti dhe sheqeri. Ekzistojnë lloje të ndryshme: qeten-hallva, tahin-hallva, kos-hallva.

4. Tullumba

Janë ëmbëlsirë që bëhet nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë i cili u jep formë ylli.

5. Ëmbëlsirë në formë hurme

Edhe një ëmbëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme nga vezët, mielli, margarina, vaji dhe uji.

6. Kadaif
Gatuhet nga petët e prera në mënyrë të veçantë, sheqeri dhe uji dhe shtojcave sipas dëshirës, p.sh. arra apo fistike.



lokimagazine