ShowBizzz

Chiara Ferragni klloun në kopertinën e L’Espresso, Fedez e mbron atë

Chiara Ferragni rikthehet për të ndezur diskutime dhe përçarje të opinionit publik. Këtë herë jo për krizën me bashkëshortin e saj Fedez, por për kopertinën e re të revistës L’Espresso që e portretizon influencuesin si Joker. “Ferragni Spa: The dark side of Chiara”, ky është titulli që shoqëron foton nga afër të biznesmenes, me grimin kuq e blu që pikon, që të kujton armikun më të famshëm të Batman-it.

Kjo kopertinë është një shpërfytyrim jo vetëm për Chiara-n por prek shumë femra të tjera. Një veprim absurd në prag të ditës së gruas, vepër që shtyn në veprime edhe më agresive me pasojë dhënien fund të jetës!

Fedez e ka mbrojtur Chiara-n dhe ka sulmuar ‘L’Espresso’ pavarësisht krizës martesore. Ai ndërhyri në mbrojtje të gruas së tij, duke sulmuar ashpër revistën.

Në storyt e tij në Instagram, reperi ka publikuar një foto “joker” të pronarit të revistës, naftëtarit Donato Ammaturo, duke shkruar: “L’Espresso, kur do të bëhet një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim.

A post shared by l’Espresso (@espressosettimanale)