ShowBizzz

Chiara Ferragni konfirmon ndarjen nga Fedez: Bota ime u shemb

Miliarderja italiane Chiara Ferragni ka dhënë një intervistë për “Che tempo che fa” dhe ndër të tjera ka folur për herë të parë për krizën në marrëdhënien e saj me Fedez.

Teksa hyn në studio e përlotur, bukuroshja shprehet se ka kaluar një periudhë të vështirë dhe se po përjeton krizë në marrëdhënie.

“Kanë qenë dy muaj e gjysmë të vështirë në të cilët u gjenda në qendër të një valë urrejtjeje. Kur të gjithë janë aty duke të sulmuar, ndihesh e pamposhtur. Bota ime u shemb. Kriza mes meje dhe Fedez është reale. Gjithmonë mendohet se jam stratege, por nuk është kështu, fatkeqësisht nuk është strategji. Do të doja të ishte. Ne flasim me Fedez, jemi dy njerëz të rritur që e duam njëri-tjetrin. Kemi pasur edhe kriza të tjera, por kjo është më e fortë se të tjerat. Të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Chiara Ferragni konfirmon ndarjen nga Fedez: Bota ime u shemb