Një heshtje e gjatë, që dukej si qetësia para stuhisë. Dhe ja ku është kthimi i Chiara Ferragni në rrjetet sociale. Pas dy javësh mungesë, superinfluencuesja rikthehet për të postuar në profilin e saj, duke ndarë me ndjekësit udhëtimin e saj në Venecia… dhe diçka më shumë.
Një udhëtim arti dhe kulture, me të cilin Chiara merr pjesë në përurimin e ekspozitës ‘Musei delle Lacrime’ nga miku i saj Francesco Vezzoli në ‘Muzeun Correr’, por në të njëjtën kohë një mënyrë për të treguar “fustanin e saj të parë hakmarrës” pas ndarjes me Fedez.
Fustani i zi dhe shumë sensualitet, ai i shfaqur nga Chiara Ferragni është sinteza perfekte e “fustanit të hakmarrjes”, i cili, si për siluetën, ashtu edhe për momentin në të cilin u vesh, duket se është frymëzuar nga fustani ikonik i krijuar nga stilistja greke Christina Stambolian dhe e veshur nga Lady Diana më 26 qershor 1994 pas ndarjes së saj nga Charles.
Por le të kthehemi te Chiara Ferragni. Një fustan i zi i gjatë me mëngë treçerekëshe dhe mbi të gjitha një çarje maxi anash që i nxjerr në pah këmbët e gjata. Për ta kompletuar, të gjitha në mënyrë rigoroze në të njëjtën ngjyrë, veshi një palë taka me majë, si dhe një çantë Kelly nga Hermès.
Ajo që shfaqet është një Chiara ndryshe, e cila lë mënjanë veshjet intime dhe pamjet casual të kohëve të fundit për të përqafuar anën e saj më provokuese dhe seksi. Sipërmarrësja digjiitale dëshiron të përcjellë forcë, por edhe dëshirën për të jetuar jetën e saj të përditshme me lehtësi, atë që i ka munguar në këtë periudhë të turbullt.