Chiara Ferragni shfaqet e grimuar si Joker në kopertinën e re të L’Espresso. Një kopertinë mjaft e fortë, e cila në fakt ka shkaktuar edhe reagimin e Fedez, i cili ndërhyri në rrjetet sociale duke sulmuar pronarin aktual të gazetës, si dhe një sipërmarrës të njohur në sektorin e naftës.
L’Espresso raporton se biznesmenia ka ndërmarrë veprime ligjore ndaj gazetës. Lexojmë: “Sot Chiara Ferragni u ka dhënë një mandat avokatëve të saj që të vlerësojnë çdo lloj veprimi juridik, përfshirë atë për dëmshpërblimin e dëmit pasuror dhe jopasuror, ndaj shoqërisë botuese të revistës javore L’Espresso”.
Prej disa orësh, kopertina e L’Espresso, me Chiara Ferragni-n e grimuar me klloun, po bën jo pak diskutim. Për këtë gjë ka reaguar edhe Fedez në rrjetin e tij social Instagram.
Pavarësisht krizës që ata kanë me njëri-tjetrin, Fedez ende mban anën e gruas së tij, e cila shfaqet në kopertinën e fundit të L’Espresso ku fytyra e saj është grimuar si një klloun dhe bie në sy shkrimi: “Ana e errët e Chiara”.
Prandaj, reperi zgjodhi të përsëriste kopertinën e së përjavshmes, duke përdorur një foto të Donato Ammaturo, sipërmarrësit në sektorin e naftës, si dhe pronarit të ri të gazetës, duke përsëritur të njëjtin truk të zgjedhur për të mbuluar fytyrën dhe shkrimin e gruas së tij. “L’Espresso, kur një hetim i mirë për pronarin tuaj naftëtar? E pres me padurim”, shkruan Fedez.
bal