ShowBizzz

Çifti i njohur ndahen pas 7 vitesh lidhje!

Mariah Carey dhe i dashuri i saj Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.

Sipas Page Six, çifti është ndarë sepse Bryan donte fëmijë dhe diferenca në moshë, 14 vite, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndarjen e tyre.

Mariah Carey ka binjakët 12-vjeçarë Moroccan dhe Monroe me ish-bashkëshortin Nick Cannon. Nga ana tjetër, Tanaka nuk ka fëmijë.

Këngëtarja dhe balerini ka qenë bashkë prej 7 vitesh. Zërat e parë për ndarjen nisën kur Mariah u pa në turne e vetme. Marian dhe Bryan janë parë së bashku për herë të fundit që nga ditëlindja e saj në mars.

Tanaka punonte si kërcimtar me Mariah-n duke filluar nga viti 2006 dhe ata nisën të dilnin në 2016-n. Ata u ndanë në vitin 2017, por më pas u lidhën sërish.



lokimagazine