ShowBizzz

Cifti sërish në krahët e njëri-tjetrit, konfirmohet ribashkimi i Ledrit dhe Sarës!

Burime për revistën Class” kanë konfirmuar se Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në krahët e njëri-tjetrit sërish.

“Krizë ka patur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet”- thonë burimet për Class, duke shtuar se: “Tani kanë gjetur rrugët për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur.”

Hije dyshimi mbi ndarjen e Ledrit dhe Sarës ka pasur gjithnjë, me dyshen që nuk ka bërë ende një prononcim publik ende.

I vetmi që ka folur është menaxheri i Ledrit, Fatoni Shoshi, i cili ka deklaruar se arsyeja e ndarjes së çiftit është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në çdo prononcim ai ka lënë të hapur mundësinë e ribashkimit.

“Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jesh i përjetshëm. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë.”- ka deklaruar ai mes të tjerash.



lokimagazine