Gjëja e parë që Alfio ka bërë pas daljes nga “BBVIP” është takimi që ka pasur me të birin.
Në fakt, edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, chef-i i njohur kishte folur për mallin që kishte për të birin, madje u shpreh se edhe ishte gati të shpërthente në lot, ndërsa sot ai ka mundur ta takojë.
Nëpëmjet disa fotove që ka shpërndarë në Instagram, Alfio tregon pikërisht takimin me djalin, teksa thotë “me vrap te zemra ime e kuqe”, ndërsa sigurisht shfaqen shumë të lumtur bashkë.
Ajo cka bën përshtypje është edhe pëlqimi që Fatma, ish-bashkëshortja e tij, ka bërë në këtë postim, teksa më herët është aluduar në rrjet se ajo ka bërë një “postim thumbues” ndaj tij dhe historisë së divorcit që rrëfeu.
View this post on Instagram
lokimagazine