E ashtuquajtura psikologji pozitive, e cila na motivon të jemi optimistë dhe të mendojmë pozitivisht, nuk prek shenjat e mëposhtme, të cilat duken të programuara gjenetikisht për t’u ndjerë të pakënaqur.
Akrepi: Sigurisht që kjo shenjë nuk mund të mungonte në listë. Le të themi se ai kërkon kënaqësinë përmes aktiviteteve të ndryshme, si ushtrimet, ushqimi i shëndetshëm dhe leximi i librave të mirë, por duhet të përpiqet më shumë se anëtarët e tjerë të zodiakut.
Demi: Ai dëshiron të jetë i lumtur, por problemi është se ai vazhdimisht saboton veten dhe përfundon duke shënuar autogol në zemrën e tij. Sjellja e tij vetëshkatërruese është thuajse një mallkim, sepse ai vetë nuk e kupton atë që vazhdon të bëjë gabim. Por kur të arrijë më në fund lumturinë, do të shkëlqejë si dielli i verës në mesditë.
Gaforrja: Nuk mund ta shijoni kurrë momentin. Ai e vendos lumturinë si synim, por vazhdimisht ndjen se i mungon diçka, ndaj nuk mund ta shijojë të tashmen. Mos harroni, Gaforre, se lumturia është një zgjedhje dhe nuk duhet të prisni rrethanat perfekte për ta arritur atë, sepse, thjesht, ato nuk do të vijnë.
Ujori: Ata e kërkojnë lumturinë në mjerimin e të tjerëve. Në të njëjtën kohë, nuk i lejojnë ata që i rrethojnë të kuptojnë se si ndihen ata vetë. Por kur vendosni mure dhe nuk lejoni askënd t’i kalojë ato, atëherë ju jeni duke prerë në mënyrë efektive rrugën tuaj drejt lumturisë.
Virgjëresha: Lumturia, thjesht, nuk parashikohet në mënyrën e të menduarit të Virgjëreshave. Ata janë pjesëtarët më të palumtur të zodiakut dhe kjo ndoshta për shkak të qëndrimit të tyre kritik si ndaj vetes ashtu edhe ndaj të tjerëve. Por nëse arrini ta ktheni kritikun që jeton në ju në një udhërrëfyes jete, keni një shans të ndiheni të lumtur./Albeu.com