LifeStyle

Cili është vendi me më pak turistë, vetëm 200 persona në vit e vizitojnë

Mund të konsiderohet një parajsë në tokë, megjithatë pak njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

Turizmi është një barometër për ekonominë e disa vendeve.

Çdo vit presin me padurim miliona turistë që vizitojnë ishujt, por edhe kontinentin, për t’i dhënë frymë ekonomisë vendase.

Sigurisht që ka edhe raste të shteteve që nuk mbështeten fare në këtë sektor.

Po flasim për vendet që janë në fund të Barometrit Global të Turizmit . Një rast i tillë është ai i Naurut , një ishull i vogël që i përket Mikronezisë dhe konsiderohet vendi me më pak turizmin në botë.

View this post on Instagram

A post shared by Peter PyDy Dosedla (@peter_pydyglobetrotter_dosedla)

Sipas British Mirror, ajo regjistron mesatarisht vetëm 200 turistë në vit.

Çfarë ka kontribuar në këtë numër të vogël?

Patjetër vendndodhja e ishullit, i cili është mjaft i izoluar, pothuajse në mes të Oqeanit Paqësor.

Gjithashtu, aty nuk mund të shkosh lehtë, pasi nuk ka fluturime direkte dhe duhet të ndërrosh shumë avionë, nuk ka komplekse të mëdha hoteliere.

Është vendi i tretë më i vogël në botë (pas Vatikanit dhe Monakos) me një sipërfaqe totale prej 21 kilometrash katrorë dhe një popullsi prej rreth 11,000 banorë të përhershëm.

Një nga veçoritë më të spikatura, sigurisht, janë plazhet e tij të bukura të papërshkrueshme.

Me rërë të bardhë dhe ujëra të kulluar, ato strehojnë shkëmbinj nënujorë koralorë në fund, të cilët janë një magnet për zhytësit.

Sa i përket historisë së saj, në vitin 1968 fitoi pavarësinë nga Australia.

Klima e saj është tropikale për shkak të afërsisë me vijën e Ekuatorit me reshje të qëndrueshme midis nëntorit dhe shkurtit dhe një temperaturë mesatare midis 24ºC dhe 30ºC.

Qeveria e saj është një demokraci parlamentare me një parlament prej 18 anëtarësh të zgjedhur me votim popullor çdo tre vjet.

Qeveria e Naurut përbëhet nga gjashtë ministra, ndërsa presidenti është njëkohësisht kreu i shtetit dhe i qeverisë./Albeu.com