Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, së fundmi ka bërë një postim në Facebook, i cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve të saj, duke ngjallur kështu debat të madh.
Adelina ka publikuar një fotografi të një skulpture të Mbretëreshës Teutë, e cila paraqitet e tëra e zhveshur.
Në këtë postim, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj: “Të dashur miq. Në shumë religjione, femra është e veshur/mbuluar. Si ma komentoni këtë përmendore të Mbretëreshës sonë Teutë?”.
Foto e postuar nga Adelina
Padyshim, ky postim ngjalli një mori komentesh mes ndjekësve të saj dhe vetë Adelinës.
Njëri ka komentuesit e pyeti Adelinën “Pse nuk i kthehesh Zotit me pendim?!
Foto: Instastory
“Cilit Zot dhe për çka me u pendu?”, Ata që besojnë në Zot tjetër a janë gabim?. “Tregom saktësisht ku thot Zoti mu vesh“, e pyeti Adelina.
“Nuk ka Zot tjetër të vërtetë që meriton adhurimin bindjen përveç Allahut.“, ia ktheu komentuesi-këngëtarës.
Foto: Instastory
“A ti vrasim pra të gjithë tjerët që nuk besojnë në Allah?“, u përgjigj Adelina.