ShowBizzz

Çiljeta tregon për të birin në Ferma Vip

Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj.

Këngëtarja ka thënë se ka një komunikim të mirë me djalin e saj ku dhe e trajton si shok. Shqetësimi i saj është se kohët e fundit, djali i saj i madh ka filluar t’i mbajë sekrete.

Ndërsa Floriani e këshilloi se është diçka normale kjo sjellja pasi është mosha e tillë, por gjithmonë duhet të komunikojnë dhe të flasin hapur.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: Ka qejf të bëj pak si gangster, mbaron.

Floriani: Është kjo sindroma e naçove, të gjithë e kanë.

Çiljeta: I them gjithmonë me mamin fol edhe nëse do fjalë të pista. Jashtë shtëpis të flasësh me edukatë, nuk ka fjalë të pista. Por me mamin mund të flasësh pasi më ke si shok.

Floriani: Mirë është që fëmijët të jenë të hapur me prindërit edhe unë e kam vuajtur këtë pjesën pasi nuk jam hapur kurrë në shtëpi.

Çiljeta: Mua më ruhet ai, nuk më tregon, më ka frikë. Ka nëj shoqëri që flet çdo darkë dhe unë rri si skuthe. Është i vogël 11 vjeç.

Floriani: Tani fillojnë.

Çiljeta: Më ndërron kodet dhe unë mundohem t’i hap kodet e telefonit. Është gjigant.