ShowBizzz

Çiljeta zbulon komentin epik të Albanit!

Çiljeta Xhilaga përmbylli rrugëtimin e saj në “Ferma VIP” pas sfidës me Dijonisin dhe Ditean.

Në një intervistë të shkurtër pas atij momenti, Çiljeta është shfaqur e lumtur krah dy djemve të saj për të cilët e kishte marrë malli aq shumë.

Ajo tregoi edhe fjalët e para që i tha Albani pas takimit.NOAKur hyra, hyra për të ndenjur vetëm 1 muaj dhe Albani sapo më takoi sot më tha ‘si ka mundësi, ke ndenjur 2 muaj e gjysmë’ se ishte e pamundur, është hera e parë që ne rrimë 2 muaj e gjysmë larg.

Çiljeta tha se sfida e saj më e madhe ishte qëndrimi larg familjes.

Ajo u pyet nëse kishte menduar ndonjëherë që ta linte garën në gjysmë.Çiljeta: Po, kam pasur edhe momente të tilla, por jam treguar e fortë.



ks