ShowBizzz

Çimi flet me Gracianon: Kam patur fëmijëri me trauma

Orët e para të mëngjesit, Çimi së bashku me Gracianon kanë biseduar lidhur me fëmijërinë e banorit më të ri të shtëpisë.

Ai ka hapur zemrën me Gracianon dhe është shprehur se ka patur një fëmijëri me trauma.

Më tej ai ka treguar se nëna e tij është ndarë nga jeta duke folur kështu për marrëdhënien që ai ka patur pas asaj kohe me babain e tij.

“E kuptoj që fëmijëria jote ka qenë bardhë e zi, të paktën e imja kështu ka qenë me trauma. Normalisht kur e mendoj janë shumë gjëra që… s’ke patur fëmijëri. Pas humbjes së jetës së mamit babi nuk krijoi marrëdhënie tjetër. E kam si shok por nuk është se jam i pari dhe i fundit që më ndodhin këto gjëra.”- shprehet Çimi.