ShowBizzz

Cindy Marina flet për raportin me kunatën, Megi Topallin

Prej kohësh moderatorja Cindy Marina është në një lidhje me Genard Topallin, djalin e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli. E ftuar së fundmi në “Vizion Plus”, ajo ka folur  për marrëdhënien me familjen e partnerit, ndërsa e pyetur për faktin se si ndihet pasi cilësohet shpesh si “nusja e Jozefina Topllit”, Cindy shprehet:

“Nuk ndjehem keq, ndjehem shumë e lumtur që jam nusja e djalit të saj dhe që jam pjesë e familjes së tyre. Edhe nëse më përmendin në media për këtë gjë, më përmendin edhe për punët e tjera që kam bërë, më kanë përgëzuar edhe për personin që jam. Është shumë e dashur, shumë e ngrohtë, më ka afruar shumë”.

Ndërkohë në lidhje me kunatën, Megin, një personazh po ashtu i njohur për publikun e që këtë vit u martua (dasmë ku edhe Cindy ishte prezente), moderatorja tha:

“Megi si kunatë është perfekte. Ajo është një person që e respektojnë të gjithë dhe unë jam shumë e lumtur që e kam kunatë”.