Lajme

Çitaku flet pas takimit me Shiroka-Pulën: Unitet politik e institucional për mbrojtje

Anëtarja e Grupit Punues për Apelin në Hagë, Vlora Çitaku ka falënderuar presidenten Shiroka-Pula për mbështetjen dhe gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo ka theksuar se në këtë fazë është e rëndësishme që uniteti politik dhe institucional të dëshmohet përmes veprimeve konkrete dhe mbështetjes për procesin e mbrojtjes në apel.

Sipas Çitakut, përkrahja ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së duhet të vazhdojë edhe në këtë etapë të procesit gjyqësor.

“Do të qëndrojmë pranë tyre në betejën për drejtësi dhe do ta mbrojmë me vendosmëri të vërtetën për luftën e drejtë të UÇK-së”, ka deklaruar Çitaku.

Ajo e ka përmbyllur mesazhin me zotimin për të vazhduar mbështetjen deri në kthimin e tyre në atdhe.

Të Ngjashme