Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku bashkë me Shefin e Kabinetit të kryetarit të PDK-së, Ardian Arifaj, kanë takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Çitaku ka njoftuar se me Costan kanë diskutuar për sfidat që Kosova ka përpara si shtet, por edhe për potencialin dhe të ardhmen evropiane të saj.
“Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, riafirmova bindjen time se Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj me besim, stabilitet dhe partneritet të ngushtë me aleatët tanë evropianë.
Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë”, është shprehur Çitaku.
