5
Arratisja dhe fletarresti për Noizyn ishin kryefjalë e mediave gjatë kësaj vere, kur Noizy ishte akuzuar se ka rrahur një tiktoker në Pejë
E për atë se si është bërë avokat Besnik Berisha i Noizyt – të cilin ai nuk e ka njohur më parë – ka folur vetë avokati sonte në studio të Canape në T7.
Ai ka thënë se personalisht nuk e ka njohur reperin por që më vonë e ka rastin në dorë.
“Unë kam qenë i pari që ia kam bërë të ditur opinionit se të kenë kujdes pasi që nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë trupor, për një ngatërresë që Noizy nuk kishte marrë – direkt apo indirekt – por kishte përformuar në ambientin ku ka qenë”, ka thënë në këtë intervistë Berisha. /GazetaExpress/
Për më shumë dëgjojeni intervistën e tij dhënë Canapes në T7
ks