ShowBizzz

Cllevio bën veprimin e papritur për publikun në mes të koncertit

Reperi nga Shqipëria, Cllevio shënoi rikthimin e tij në skenë pasi rifitoi lirinë, një ngjarje që mori vëmendje të madhe në jetën e natës në Tiranë.

Ai u shfaq i qetë, duke iu drejtuar me sinqeritet të pranishmëve. Fjalët e tij në mikrofon zbuluan dikë që e kishte ndjerë vërtet mungesën e skenës. “Faleminderit të gjithëve. Jam shumë i emocionuar… Më kanë rënë dritat këtu, s’po shoh njeri,” tha Cllevio, duke mos e fshehur emocionin e kësaj daljeje të parë pas izolimit.

​Reperi zbuloi një detaj nga prapaskena. Për t’ua kthyer respektin fansave që kishin ardhur për ta dëgjuar, ai ndau një surprizë për mbrëmjen.

“Pyeta çunat e pronarit sa kushton një teke tekila. Dhe i thashë më jep një çmim se dua të qeras gjithë klubin me nga një teke tequila… Bëmë muhabetin se si do shkonte,” tha ai para turmës.

@publik.alCllevio mes emocionesh shpërthen në falënderime për fansat dhe i surprizon duke i qerasur të gjithë me tequila
♬ original sound – Publik MEDIA

Të Ngjashme