Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 26-vjeçares, gjendja e së cilës ishte përkeqësuar gjatë nisjes së intervisitimit në polici ku ishte ndaluar se bashku me një person të dyshuar për narkotikë.
Ajo dyshohej së kishte gëlltitur një qeseje që dyshohej se përmbante substancë narkotike.
Sipas komunikatës, 26-vjeçarja për herë të parë ishte dërguar në këtë spital mbrëmë rreth orës 19:00.
Ndërsa, herën e dytë rreth orës 00:45 minuta pa shenja vitale.
“Rreth orës 00:45, e njëjta paciente është sjellë sërish në Shërbimin e Emergjencës, nga ekipi i Urgjencës dhe nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, pa shenja vitale. Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të reanimimit kardiopulmonar (RKP), si dhe është konsultuar mjeku anesteziolog. Pavarësisht përpjekjeve të ndërmarra nga ekipi mjekësor, pacientja ka përfunduar me exitus letalis”, thuhet në sqarimin e spitalit.
Iu keqësua gjendja para nisjes së intervistimit nga Policia, vdes një grua në Spitalin e Prizrentit
