ShowBizzz

Cllevio nxjerr bisedën në WhatsApp me Don Xhonin, zbulon dhuratën e vjetër të reperit

Reperi Cllevio ka ndarë së fundmi një detaj nga raporti i tij me reperin Don Xhon, duke zbuluar një dhuratë që ky i fundit ia kishte bërë para katër vitesh.

Në një postim në Instagram Story, Cllevio ka publikuar një pamje të një bisede në WhatsApp me Don Xhonin, ku shihet një çantë e markës Prada.

Krahas fotos, Cllevio ka shkruar: “Dhurata para 4 vjete nga Boki”, duke iu referuar Don Xhonit.

Në bisedë, Cllevio i kishte shkruar:

“A të kujtohet Boki”, ndërsa Don Xhoni i ishte përgjigjur: “Ti tashmë e di, gango”.

Kështu, Cllevio ka rikthyer në vëmendje një dhuratë të bërë vite më parë, duke ndarë me ndjekësit këtë kujtim të veçantë nga raporti i tij me reperin.

Të Ngjashme