Një zyrtar i lartë i Kremlinit, Igor Kirillov akuzoi në mënyrë të çuditshme SHBA-në për përgatitjen e dronëve që do të synojnë trupat ruse duke hedhur mbi ushtarët mushkonja që mbartin malarinë, shkruajnë mediat e huaja.
“Përmbytja e rajonit Kherson e planifikuar nga regjimi i Kievit mund të komplikojë situatën, përfshirë infeksionet me arbovirus. Pas një rënie të nivelit të ujit, është e mundur të formohen vatra sëmundjesh të transmetuara nga mushkonjat, kryesisht ethet e Nilit Perëndimor. Niveli i lartë teknik i gatishmërisë së SHBA-së për përdorimin e vektorëve të infektuar dëshmohet nga një patentë për një dron të krijuar për të përhapur mushkonjat e infektuara në ajër,” tha Kirillov, duke iu referuar shembjes së fundit të digës Kakhova në Ukrainën jugore.
Kirillov nuk dha asnjë detaj shtesë në lidhje me akuzën.