ShowBizzz

Ç’ndodhi?! Bardhi bën thirrje me nr e Sarës në “story”, injoron menaxherin

Teksa Bardhi ka bërë një postim në llogarinë e tij personale të Instagramit, dyshimet dhe thashethemet në rrjet sapo janë ‘ndezur.’

Ai shpërndau një numër teksa njoftoi se nëpërmjet tij Bardhi do të ishte i disponueshëm në realizimin e reklamave dhe bashkëpunimeve.

Mirëpo ajo që u vu re është se numri i postuar prej Bardhit, qëndron dhe në ‘bio-n’ e profilit të partneres së tij, Sarës.

Po tani çfarë ndodhi? Teksa çifti po bashkëpunon me njëri-tjetrin, ç’po bëhet me menaxherin? Pse po injorohet?

Mos ndoshta punët me të nuk janë fare të mira? Por rikujtojmë që gjatë një interviste të dhënë së fundmi prej menaxherit të Bardhit, Jetmir Agajt, ai rrëzoi poshtë çdo aludim dhe u shpreh se çdo gjë mes tyre është ok.

Epo siç duket nuk është e vërtetë… por çdo gjë mbetet për t’u parë.