ShowBizzz

Ç’ndodhi? Tjetër konkurrent i “Ferma VIP” përfundon në spital, ja gjendja e tij

Pas Florian Agalliut, i cili disa ditë më parë u dërgua në spital pas një incidenti brenda fermës VIP, një tjetër konkurrent ka kërkuar ndihmën e mjekëve.

Bëhet fjalë për Valerin. Ai është dërguar në spital pasi ka këputur mish gjatë lojës me volejboll.

Megjithatë, Valeri ndihet më mirë dhe është gati për t’u përballur në sfida nga Agai.

TS Poll - Loading poll ...

“Kam këputur mish tek pjesa e brinjve. Jam më mirë se jam njeri që e duroj dhimbjen dhe nuk ankohem. Por, ditën e djeshme nuk po e duroja dot më dhe dihet qartë që nuk kam vrapuar këto kohë. Edhe kur kollitesha sikur më therrte, më ndalonte frymën. Kur e prek me dorë më dhemb. Uroj të jetë sa më e lehtë. Ndihem më mirë”, tha Valeri.

Gjithashtu Fjoralba Ponari tha se është një gjë kalimtare dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.



lokimagazine